Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci.

“Evening Standard” shkruan se muajin e kaluar Bashkimi Europian  njoftoi hetimet pas raportimeve të cilat akuzonin zotin Thaci për përfshirje në krimin e organizuar, përfshi trafikimin e organeve, akuza që kryeministri i Kosovës i mohon me forcë.

Ky mision i ri i Drejtorit të Komunikimeve në qeverinë britanike në kohën e Toni Blerit  do të thotë më shumë vizita në Prishtinë dhe këshilla për ministrat kryesorë të qeverisë për të komunikuar sa më mirë me opinion e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Kjo detyrë i dedikohet edhe faktit se zoti Kembell njihet në Prishtinë edhe për rolin që luajti qeveria britanike e Toni Blerit gjatë luftës në Kosovë dhe rolit që luajti komunikimi në media në këtë konfilkt.  

Mbetet e paqartë nëse financimi i këtij roli të Alister Kembell bëhet nga qeveria e Kosovës apo nga Ministria e Jashtme britanike. Nisur nga akuzat për krime lufte të bëra ndaj Blerit dhe mënyra sesi operoi Kembell në atë situatë ky mision në Kosovë është një punë e lehtë për të.

Unë do të jem  konsulent me kohë të pjesshme, thote Kembell, dhe kjo do mbështetet nga Këshilli Britanik, i cili financohet në fakt nga Ministria e Jashtme Britanike.

Alister Kembell është vlerësuar gjërësisht në botën e medias si i supertalentuar në marrëdhëniet me publikun. Roli i tij si krahu i djathtë i Toni Blerit, konsiderohet se ka qenë vendimtar në sukseset mediatike të ish-kryeministrit britanik.

Top Channel