Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i
Kosovës, Hashim Thaci ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e
Sllovenisë.

Thaci do të ketë takim me homologun slloven, ndërsa temë kryesore e takimit do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve me vendet fqinj, Thaci priti dje në një takim zëvendëskryeministrin shqiptar të Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Ky i fundit u shpreh pro bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në vecanti në atë ekonomike, si dhe kundër ndarjes së Kosovës, gjë që sipas tij do të kishte efekt domino.

“Ne nuk e shohim ashtu, se ka predispozita ose kushte se mund të hapet cështja e ndarjeve, për arsye se të gjithë e dimë se ka pasur shumë ndarje me shpërbërjen e Jugosllavisë. Dhe cdo eksperimentim i tillë do të ishte i rrezikshëm për stabilitetin politik të rajonit. Mendoj që të gjithë duhet të jenë racionalë, duke filluar nga ata që e udhëheqin politikën në Beograd, në Prishtinë, Shkup, etj”, tha Xhaferi.

Top Channel