Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur

10/09/2011 17:35

Dy të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor në aksin nacional Elbasan-Rrogozhinë ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Paulesh të Peqinit.

Burimet lokale të policisë bëjnë me dije se një mjet me targa taliane ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrugë e më pas ka përfunduar në ujrat e lumit Shkumbin.

Dy viktimat nuk munden të dalin nga mjeti dhe u mbytën.

Identitet e viktimave janë Gëzim Sejko 57 vjeç dhe Fiqiri Kupe 46 vjeç, që të dy banues në Durrës. Kanë qenë shërbimet e zjarrëfikses dhe efektivët e policisë ata që  kanë bërë të mundur nxjrrjen e kufomave nga ujrat e lumit Shkumbin.

Në vendin e ngjarjes mbërritën grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet në të cilën ndodhi aksidenti.

Top Channel