FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Ambasada britanike prezantoi dje një broshurë me informacion për Mundësitë për biznes, tregti dhe eksport në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Lajmin e bën të ditur gazeta “Shqip”. Kjo iniciativë tregon angazhimin e qeverisë britanike për zhvillimin e biznesit dhe lidhje më të ngushta tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham, vuri në dukje se të tre vendet kanë një ambicie për t’u bërë anëtare të BE-së, një ambicie që Britania e Madhe e mbështet.
Ajo tha se “për të tërhequr investitorët ka rëndësi të zbatohen standardet e BE–së duke përmirësuar mjedisin e biznesit, lehtësuar dhe përmirësuar parashikueshmërinë e kuadrit rregullator, duke luftuar korrupsionin dhe përmirësuar transparencën.
Raporti i Komisionit Europian muajin e ardhshëm do të analizojë progresin e arritur. Por, një matës më i mirë i suksesit do të jetë rritja e investimeve britanike dhe biznesit dypalësh me Shqipërinë”.
Projekti është një përpjekje e përbashkët e ambasadave britanike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe u financua nga Ministria e Jashtme Britanike.
Top Channel