Ligji i faljes, Tatimet: Përfitojnë 420 mijë raste

06/09/2011 18:30

Tatimet bënë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se në total janë 420 mijë raste që do të përfitojnë nga ligji i faljes që qeveria miratoi pak muaj më parë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në total vlera që falet është rreth 57.7 miliardë lekë.

Deri tani, sipas Tatimeve, janë shqyrtuar dhe falur rreth 20 mijë e 600 raste me vlerë totale 11.4 miliardë lekë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë detyrime të hershme, të cilat falen automatikisht pa pagesë nga ana e biznesit.

Nga subjektet që kanë paguar detyrimet e prapambetura, kanë përfituar deri tani faljen e detyrimeve vetëm 271 raste.

Nga këto 36 raste kanë paguar 30% të principialit për detyrimet e vitit 2009, 83 raste kanë paguar 50% të principialit dhe pjesa e mbetur kanë paguar kontributet.

Në total deri tani tatimet kanë arkëtuar nga ky proçes vetëm 22.7 milionë lekë.

Top Channel