Një 29-vjecar nga qyteti i Fierit humbi jeten në një aksident automoblistik në rrugen nacionale Fier-Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 3.00 te mengjesit kur nje automjet me targa italiane prane nje rrethotullimi ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me nje kanal.
Viktima Klodian Mile, eshte gjetur vetem ne mengjes nga roja i nje objekti privat aty prane i cili ndersa kontrollonte zonen ka gjetur automjetin e dale nga rruga dhe te perplasur dhe brenda tij 29-vjecarin e pajete.
Sipas policise qe mberiti ne vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur per shkak te humbjes se kontrollit nga shpejtesia e madhe me te cilin udhetonte mjeti. Por nuk perjashtohet as mundesia e pergjumjes se drejtuesit te mjetit.
Mbrëmjen e kaluar një 75 vjecar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një makinë në fshatin Libonik në rrethin e Korcës.
Nga njoftimet paraprake mësohet se viktimë e përplasjes fatale është shtetasi, Hekuran Spaho. Pas përlasjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndersa policia ka arritur te arrestoje autorin 21-vjecar paraditen e se henes.
Top Channel