Dhërmi, plagoset një person

04/09/2011 18:15

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në orët e pasdites së sotme në Dhërmi.

Sipas informacioneve të para shtetasi Vasil Zaho ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Thanas Duni, që ka marrë plagë të rënda. Duni është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë që autori i krimit ka mundur të largohet nga vendngjarja.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Zaho dhe Duni, pronarë lokalesh në zonën e Potamit, kishin patur konflikte të mëparshme.

Top Channel