Berisha fton Hondurasin për investime

04/09/2011 12:00

Kryeministri Berisha ka ftuar presidentin e Hondurasit që mes dy vendeve të nisë nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe.

Në një konferencë për shtyp me zotin Porfirio Lobo Sosa, Berisha ka nënvizuar se Shqipëria ka potencial për të thithur investitorët e huaj.

“Të nisn marrëveshjet në fushat ekonomike, kulturore, turistike, etj, që ne të plotësojmë infrastrukturën më ligjore dhe solide mes dy vendeve. E njoha presidentin me potencialet e mëdha të Shqipërisë dhe atë cka ajo u ofron investitorëve të huaj”, ka deklaruar Berisha.

Edhe zoti Sosa, nga ana e tij, është shprehur i gatshëm për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, në vecanti në fushën e ekonomisë.

“Jam i nderuar që jam në këtë vend të bukur. Ne vlerësojmë hapat e Shqipërisë drejt zhvillimit”, ka deklaruar Sosa.

Shqipëri-Honduras, forcim marrëdhënieve

Shqipëria dhe Hondurasi duhet të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe, të cilat duhet të evulojnë me hapjen e konsullatave përkatëse.

Të këtij qëndrimi kanë qenë presidenti shqiptar Bamir Topi dhe homologu i tij nga vendi latin, Porfirio Lobo Sosa, gjatë një konference për shtyp në Pallatin e Brigadave.

“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Hap përpara do të jetë hapja e dy konsullatave në dy vendet”, ka deklaruar Topi.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe presidenti Sosa, i cili ka shprehur admirimin e vendit të tij për dinamikën e zhvillimit të Shqipërisë.

Top Channel