Aksident në Korcë, vdes 75 vjecari

04/09/2011 21:20

Një 75 vjecar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një makinë në fshatin Libonik në rrethin e Korcës.

Nga njoftimet paraprake mësohet se viktimë e përplasjes fatale është shtetasi, Hekuran Spaho.

Pas përlasjes drejtuesi i mjetit është larguan nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin ku është regjistruar aksidenti dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Top Channel