Një ngjarje e rëndë , ka tronditur Shkodren. Një krim brenda familjes ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta.

Burri 22 vjeç ka qëlluar për vdekje me disa plumba pistolete gruan e tij të mitur që ende s’i kish mbushur 18 vjeç, shtetasen Bedrie Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në ambjentet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas policisë një nga pistat është ajo e grindjes së çastit e provokuar nga gjendja e rënduar ekonomike.

Ndërkohë autori i ngjarjes, bashkëshorti i viktimës, i cili ka qenë dënuar më parë për armëbatje pa leje, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e krimit, por eshte arrestuar ne mesnate nga policia.

 


Top Channel