Fushë Krujë, e godet makina, vdes 60-vjecari

31/08/2011 19:25

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë–Lac, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një 60-vjecar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave makina me targa kosovare ka përplasur për vdekje shtetasin Pjetër Prenga.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Sanxhakut. Uniformat Blu kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, Gazmend Lumi.

Në ditët e fundit në vend aksidenti i raportuar ka qenë ai në aksin Fushë Krujë-Mamurras, ku nga përplasja e një motori me një traktor mbetën të plagosur dy persona.

Top Channel