“Ku janë fytyrat e FRESSH-it, Forumit Euro Socialist”, ky është titulli
kabllogramit që mban datën 8 Janar 2008 hartuar nga ambasada amerikane
në 16-vjetorin e formimit të këtij forumi.
Pavaresisht se fjalimi Edi Rama u mirëprit në këtë aktivitet, ai u përplas me FRESSH duke shkarkuar krytarin e zëvëndësuar atë me një person të panjohur. Si kryetar partie zoti Rama ndërroi strukturën e forumit në të cilin asnjëherë ai s’ishte anëtar, pasi ka jetuar për shumë vite jashtë shqipërisë pas rënies së komunizmit”, thuhet në kabllogram.
Ambasada amerikane duke ju referuar peronave brenda PS shkruan se “shumë persona në PS e akuzojnë Ramën se e ka transformuar FRESSH-in në një NGO pa relevancë duke bërë ndryshime të tilla ka humbur mundësia e prodhimit të liderëve të ardhshëm.
Nano nga politika te biznesi
Fatos Nano një aktor i vjetër i skenës politike shqiptare nuk ka mbetur jashtë interesimit të Ambasadës Amerikane në raportimet e përditshme drejtuar Departamentit të Shtetit.
Rikthimet e herpashershme në politikën shqiptare janë subjekti kabllogramit të datës 8 shkurt 2008, ku thuhet se roli ish kryeministrit mbetet i debatueshëm gjerësisht pas largimit nga posti kryeministror e më pas në 2005 si lider i PS-së.
Duke iu referuar asaj që flitet për zotin Nano ambasada amerikane raporton se njohës të mirë të ish-kryeministrit kanë pohuar se ai e ka transferuar vëmendjen nga politika tek biznesi dhe interesat personale, megjithatë disa të tjerë thonë se ambicjet e tij politike mbetet të palëkundura duke pritur kur t’i vijë mundësia për t’u kthuar në mënyrë prominente në skenën kombëtare.
Flirtimi Nanos me liderin e LSI-së, Ilir Meta përshkruhet në kabllogram si një ngjarje e zhurmshme me spekullimin se rikthimi vetëm sa ka nisur.
Natyrisht, ama pak njerëz besojnë se ai i është larguar skenës politike njëherë e mirë. Ish-ambasadori esithers e komenton në fund të kabllogramit shtrëngimin e duarve mes Nanos e Berishës, si një kthim jo prej një burrështeti triumfant, sic vetë Nano do ta kishte pëlqyer.
Megjithatë takimi mund t’i ket shërbyer realizimit të një qëllimi afatshkurtër, për Berishën t’i kerkonte këshillim dhe mbështetje nga një njeri i përfolur si politikani më i korruptuar shqiptar, njëkohësisht nga një ish-rival i ashpër, mban erë oportunizmi nga të dyja palët.
Duke analizuar faket që vërtitet nga e shkuara dhe sa e shkëlqyer mund të jetë e ardhmja Fatos Nanos në politikë, për ish-ambasadorin Withers kjo ka lidhje me dështimin e Nanos për t’u bërë president.“Eshtë e mundur që nga dështimi Nanos për marrjen e postit të presidentit dhe të luajturit e bixhozit politik demostron se Shqipëria tashmë e ka kaluar periudhën post-Nano”, shkruan Withers, i cili shton se në Shqipëri të paktë janë atë që diskualifikojnë Nanon si një forcë në politikën shqiptare apo të nënvleftësojnë aftësitë për të luajtur fort duke përgatitur terrenin e rikthimit në skenën politike?
Top Channel