Zjarr i fuqishëm në Fushë Krujë

27/08/2011 13:55

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Fushë Krujë, në afërsi të fabrikës së cimentos.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në ndihmë të tyre janë dërguar edhe kolegët nga Durrësi e Tirana.

Sipas informacioneve të fundit, zjarri përbën një rrezik të madh për një fabrikë lëndësh shpërthyese që ndodhet pranë asaj të cimentos.

Autoritetet lokale njoftojnë se flakët po ndihmohen edhe nga erërat.

Top Channel