Katër persona të tjerë janë vënë në ndjekje penale nga Drejtoria e Policisë së Vlorës me akuzën e zjarrëvënies.
Pas operacionit për shuarjen e flakëve në zonën e Pish Poros, policia njofton se ka identifikuar personat përgjegjes për zjarret në zonë.
Personat e dyshuar si zjarrëvënës janë Aleks Llazi Sallaku, 39 vjeç, banues në fshatin Delisuf, Feim Gani Koçiaj, 46 vjeç, banues në fshatin Akërrni, Rrapush Hamit Bushaj, 63 vjeç, banues në fshatin Poro.
Personi i katërt i cilit është vënë në ndjekje penale është shtetasi Leonard Xhezmi Haska, 31 vjeç, banues në lagjen “24-Maji†Vlorë.
Proçedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në datë 26.08.2011 rreth orës 13:30 është djegur me zjarr një sipërfaqe e konsiderueshme e “Pyllit të Sodës†pranë ish Fabrikës së llambave Vlorë.
Në lidhje me këtë ngjarje dyshohet se shtetasi i mësipërm dyshohet si autor i vënies së zjarrit.
Top Channel