Korcë, 3 fëmijë romë të zhdukur

27/08/2011 12:35

Tre fëmijë romë rezultojnë të zhdukur prej tre ditësh në qytetin e Korcës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave denoncimi për zhdukjen e tyre është bërë nga nëna.

Sipas burimeve, 34-vjecarja Shpresa Trimi dyshon se fëmijët e saj janë rrëmbyer.

Sipas policisë, agjentë të specializuar, por edhe patrullat e uniformave blu janë vënë në lëvizje për gjetjen e tyre.

Burimet shtojnë më tej se tre fëmijët janë të moshave 13, gjashtë dhe katër vjec.

Top Channel