Elbasan, zjarri rrezikon sipërfaqe të mëdha me pisha

25/08/2011 14:50

Një zjarr i madh ka rënë në masivin me pisha në fshatin Paulesh të Elbasanit.

Vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin një sipërfaqe të madhe me pisha. Është kërkuar ndihma e forcave të policisë dhe banorëve të zonës për shuarjen e flakëve.

Zjarrfikësit nuk kanë ndërmarrë ende asnjë operacion për shkak të terrenit të vështirë.

Top Channel