Holtkemper: Zgjedhjet me hije gri

18/08/2011 20:45

Kryediplomatja gjermane në Tiranë, Carola Holtkemper ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR-it duke theksuar se palët duhet ta lexojnë me vëmendje pasi nuk është dy ngjyrës bardh e zi. (UPDATE)

Zonja Holtkemper duke ju referuar raportit shprehet qartë se KQZ përfshi Kolegjin Zgjedhor janë dy institucione si jo të pavaruara, por të politizuara.

TCH – Shkëlqesi ambasadorë faleminderit që pranuat të jepni këtë intervistë për Top Channel. Gjatë vizitës tuaj në Korçë deklaruat se do të flisnit për zgjedhjet e 8 majit atëherë kur të dilte raporti ODIHR-it. Tani që raporti është publikuar cili është vlerësimi juaj për këto zgjedhje?


Ambasadorja – Raporti ODHIR na sjell një panoramë realiste të ngjarjeve përpara, gjatë dhe në fund të proçesit zgjedhor. Dua të theksoj se është shumë i detajuar dhe do të rekamondoja që gjithsecili ta lexojë me vëmendje nga fillimi deri në fund veçanërisht rekomandimet.

TCH – Le të ndalemi në pikën më të fortë. Ditën e votimit patëm një ditë të qetë me parë mbulimi mediatik ishte pozitiv. Në të gjithë Shqipërinë kishte më pak parregullsi krahasuar me të shkuarën. Por në Tiranë kishte probleme me proçesin e numërimit. Gjithashu edhe me proçesin e drejtësisë ku këtu kam parasysh Kolegjin Zgjedhor dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Cilat probleme ju kanë shqetësuar?


Ambasadorja – Është  thënë  qartë  në  raport  se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor punojnë në  një klimë të bazuar në mardhënie si kolegë. Sipas kompozimit të tyre ata janë të njëanshëm duke ndjekur një linjë partiake. Ky është një prej rekomandimeve në fund të raportit që duhet adresuar për të patur një kompozim që duhet t’i kthejë këto institucione profesionale dhe më pak politike.

TCH – Nga ajo që sapo thatë mos doni të thoni se këto dy institucione nuk janë të pavaruara?


Ambasadorja – Sipas raportit dhe impresionit tonë anëtarët e tyre janë nominuar nga partitë dhe duket se vendimet që japin janë të një linje partiake. Siç edhe jam shprehur disa herë qëllimi duhet të jetë në atë mënyrë për të gjetur atë që duan votuesin. Vërejmë mungesë koherence në realizimin e këtij qëllimi.

TCH – Nga Korça deklaruat se nuk e dinit se ku ka shkuar gjysma e vullnetit të votuesve të Tiranës. Tani që kemi edhe raportin a mund t’i jepni përgjigje kësaj pyetje se ku shkoi vullneti qytetarëve të Tiranës?


Ambasadorja – Raporti na jep një tabllo të mirë të asaj që ndodhi dhe perfomancës të zgjedhjeve. Nuk është e zezë apo e bardhë siç mund të pritet nga shumë njerëz. Nuk është as blu apo e kuqe siç janë ngjyrat e dy partive më të mëdha politike. Unë do të doja të thoja se ka hije grije pak a shumë si Guernica e Pikasos, pak dramatike.

TCH – Meqë ne se jemi tek partitë politike PD dhe PS e kanë lexuar ndryshe nga njëra-tjetra raportit. Sipas jush, si duhet të lexohet ky raport?


Ambasadorja – Duhet të lexohet me vëmendje, por do t’u rekomandoja lexuesve me pak kohë të shkojnë në fund të raportit veçanarisht në faqet 29 -30 dhe tek rekomandimet. Janë këshilla me tepër vlerë.

TCH – Në 36 faqet e raportit fjala standard nuk përmendet asgjëkundi. Sipas jush u përmbushën apo jo standardet në zgjedhjet e 8 majit?


Ambasadorja – Këto zgjedhje lokale ishin më të mira se ato të shkuarat, por akoma jo nuk përmbushin të gjitha kërkesat të vendosura në bencmarkun që kemi në OSBE gjithashtu Këshillin e Europës dhe çfarë ne prisnim për integrimin europian. Mendoj se shqiptarët janë në rrugë të mbarë dhe e kanë shansin që të ndjekin rekomandimet për të arritur standarde të larta.

TCH – Kemi parë kohët e fundit disa vizita të politikanë vetë lartë gjerman në rajon, por jo në Tiranë të cilat janë komentuar për mosardhjen në Shqipëri si pasojë e klimës politike të këtushme. A është e vërtetë kjo?


Ambasadorja – Duhet të kuptoni se ne nuk mund të sjellim të gjithë kabinetin gjerman në Shqipëri. Është e vërtetë që kancelarja Merkel vizitonin Kroacinë dhe Serbinë për të folur për çështje me rëndësi për Kosovën. Ministri i Jashtëm Westerwelle ishte në Kosovë ku foli për rëndësinë territoriale të Kosovës. Ne patëm vizitën e ministrit për Kooperimin Ekonomik, Niebel i cili qëndroi për tre ditë në Shqipëri dhe kjo nuk ndodh shpesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA