84-vjecari: Nuk e masakrova unë gruan

17/08/2011 09:50

Gjykata e Korcës dha masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për 84-vjecarin
Gaqo Dumka, i cili akuzohet per vrasjen dhe masakrimin e 42-vjecares
Liljana Arapi.

Gjate seances, Dumka nuk pranoi ta kete vrare Liljana Arapin, por deklaroi se ajo u rrembye dhe u masakrua nga 3 persona

“Me detyruan te hedh pjesët e trupit në plehra, tre personat që nuk i njihja morën kokën me vete”, mësohet të ketë deklaruar i pandehuri.

Mësohet se policia po has vështirësi për gjetjen e kokës së viktimës. Drejtues të Policisë së Korçës, thanë se janë angazhuar forca të shumta policie dhe vazhdojnë kërkimet në fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ashtu edhe në oborrin e shtëpisë së 84-vjeçarit Gaqo Dumka, por pa ndonjë rezultat. Koka e viktimës nuk është arritur të gjendet.

Hetimi

Ndërkohë i moshuari më parë deklaroi se kishte kryer krimin. Hetimi për 84-vjeçarin konsiderohet si i përfunduar nga policia, që shprehet e bindur se nuk ka asnjë dyshim për faktin se Gaqo Dumka, është autori i vetëm i vrasjes dhe masakrimit të trupit të Liljana Arapit.

Ndonëse janë hedhur dyshime se në këtë krim mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë nga rrethi familjar i 84-vjeçarit, policia tha se i konsideron të mjaftueshme provat që vërtetojnë se Gaqo Dumka është autori i vetëm i vrasjes së bashkëjetueses së tij, 42-vjeçares Liljana Arapi.

Ndërkaq, policia sqaroi se shpërblimi prej 10 mijë eurosh i vënë në dispozicion nga Drejtoria Rajonale e Korçës për personat që do të bashkëpunonin për gjetjen e autorit, nuk është konsumuar pasi zbardhja e ngjarjes është kryer falë punës së vetë efektivave të kësaj policie.

Misteri i kokës së prerë të gruas 42-vjeçare vazhdon të shoqërojë fundin e saj tragjik, ashtu sikurse edhe mënyra se si ajo shfrytëzonte apo mbante për interes lidhjen me të moshuarin 84-vjeçar. Policia tha se nuk është pjesë e hetimeve të saj fakti që gruaja nga qyteti i Bilishtit, krahas marrëdhënies që mbante me 84-vjeçarin, mund të kishte edhe lidhje intime me persona të tjerë, të cilët mund ta paguanin për të përballuar jetesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA