Me 13 gusht të vitit 2001, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, duke i dhene
fund një konflikti të gjerë ndëretnik ne Maqedoni. Implementimi i saj
parashikohej te realizohej deri në vitin 2004.

Por katër vitet e para, palët duket se humbën në përkthimin dhe zbërthimin e asaj që kishin nënshkruar në gjuhën angleze. Por duket se maqedonasit bëne çmos që ta ngadalësonin zbatimin e saj ne praktike, ndersa shqiptaret, përpëliteshin në paaftësinë e vet. Shume analiste mendojne se garën e fituan elitat politike maqedonase.

Edhe 10 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, në vend vazhdojnë mosmarrëveshjet lidhur me atë se deri ne cfare pike eshte realizuar ajo. Disa mendojne se perderisa ky dokument nuk u implementua deri në vitin 2004, ai duhet konsideruar i pavlefshëm, ndaj dhe propozojnë një marrëveshje të re shqiptaro – maqedonase.  

Analiste dhe historianët maqedonas po perpiqen te kuptojne nese konflikti erdhi apo jo nga Kosova. Ndërsa ata shqiptarë po mundohen të shpjegojnë nese kjo kryengritje kishte të bënte me çlirimin e trojeve etnike, siç pohonin drejtuesit e UÇK-së në komunikatat e tyre të para, apo kishte për qëllim të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, siç thuhej në komunikatat e mëvonshme. Mes këtyre dilemave, mbeten edhe vlerësimet e disa qarqeve politike shqiptare se konflikti i 2001 nuk ishte as luftë për çlirimin e trojeve, as kryengritje për të drejtat kolektive, por vetëm nje betejë e armatosur për të ardhur në pushtet Ali Ahmeti dhe shokët e tij.

Sido që të ketë qenë, sot 10 vite pas nënshkrimit të saj, në Maqedoni ende debatohet për të njëjtat tema si para një dekade. Madje në disa raporte të organizatave ndërkombëtare nuk perjashtohet rreziku nga zhbërja e këtij shteti, ku nga dita në ditë bie standardi jetësor dhe rritet nacional-romantizmi maqedonas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA