Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike, mbi 19 mijë të regjistruar me të drejtë vote Gazjellësi transadriatik do të zhvendosë një pjesë të investimeve në
Greqi, në përpjekje për të zbutur kundërshtitë e Athinës ndaj projektit
që synon të transportojë gazin e Kaspikut në Europë.
Drejtuesit e projektit, i cili mbështet fort nga qeveria shqiptare, pasi është i vetmi që e përfshin Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit, njoftuan se investimet në Greqi do të dyfishohen në 1 miliardë euro. Sipas ‘Financial Times’, gazsjellësi, i cili ishte parashikuar të niste në Selanik dhe përmes Shqipërisë përfundonte në Bari, tani zë fill 300 kilometër me thellë në tokën greke në qytetin e Komotinit.
Kjetil Tungland, drejtori i projektit, tha se me ndryshimet e reja, gazjellësi do të krijojë 2 mijë vende pune në Greqi. Gazjellësi Transadritatik është një projekt i tre kompanive të njohura në fushën e energjetikës, zviceranes EGL dhe norvegjezes ‘Shtatoil’, të cilat zotërojnë nga 42.5 për qind të aksioneve dhe gjermanes E. ON Rurgas, e cila ka 15 për qind. Aktualisht janë tre projekte që konkurrojnë për të sjellë gazin e Kaspikut në Europë, ku dy të tjerët janë Nabuko dhe gazjellësit italo-grek.
Dy projektet e fundit e përjashtojnë Shqipërinë, ndaj Tirana ka lobuar gjithmonë për gazsjellësin transadriatik. Aksionerët e fushës së Shah Denizit, prej nga do të merret gazi kanë bërë të ditur se afati i fundit që tre projektet të dorëzojnë ofertat është data 1 tetor dhe më pas do të nisë vlerësimi për projektin fitues. Shanset e gazsjellësit që ka përfshirë Shqipërinë janë rritur me përfshirjen e norvegjezes ‘Shtatoil’ në projekt, e cila zotëron 25.5 për qind të aksioneve të fushës gazmbajtëse të Shah Denizit në Afganistan.
Top Channel