Guroret që po “hanë” Krujën

07/08/2011 17:10

Tetë nga 21 pika përpunimi inertesh në rrethin e Krujës, kanë mbyllur aktivitetin, pasi leja mjedisore nuk u është rinovuar.

Sipas Inspektoriatit të Mjedisit në Krujë, ky është reagimi që erdhi pas ankesave të shumta të banorëve të zonave përreth.

Në bazë të kontratatve, firmat, pas mbylljes së aktivitetit duhet të mbjellin me fidane, pjesën që kanë dëmtuar gjatë punës së tyre.

Deri tani vetëm katër firma kanë nisur të mbjellin pisha për të kthyer malin në gjendjen e mëparshme, ndërsa katër të tjera nuk kanë nisur asnjë lloj investimi për të respektuar kontratën me shtetin.

Guroret e vendosura në anë të rrugës nacionale që lidh Fushë-Krujën me Krujën janë prej vitesh një problem shqetësus për ndotjen e ambjentit dhe zonave në këtë rreth, ndërsa kanë shkatërruar pjesën më të bukur të malit të Krujës të mbjellë me pisha.

Top Channel