Vlorë, zjarr pranë spitalit, nuk ka të lënduar

05/08/2011 10:00

Flakë zjarri pranë spitalit neuro-psikiatrik në qytetin e Vlorës janë
lokalizuar mëngjesin e sotëm. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në
vendngjarje dhe po bëjnë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të plagosur, por vetëm për dëme materiale.


Elbasan, digjet teatri i Skampas

Digjet teatri Skampa i Elbasanit. Zjarri ka nisur në një hotel ngjitur dhe është përhapur në një perimetër të jashtëzakonshëm duke shkaktuar pjesën e brendshme të godinës.

Për të vënë nën kontroll flakët kanë mbërritur zjarrfikës nga Librazhdi e Peqini. Dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental.

Kryetari i bashkisë ka akuzuar zjarrfikësit për paaftësi në reagim.

Elbasan, dy në pranga për djegien e teatrit

Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar dy persona, të dyshuar si përgjegjës për djegien e teatrit të Skampas, ditën e djeshme.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar shtetasit Ali dhe Gentian Mece.

Sipas burimeve, atë e bir punonin me një bombul gazi pranë godinës së teatrit, që dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i zjarrit.

Burimet saktësojnë më tej se akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shkatërrimit të pronës publike.

Teatri i Skampas u dogj ditën e djeshme dhe bashkia e qytetit të Elbasanit fajësoi njësitë e zjarrfikësve për paaftësi në ndërhyrje dhe mungesë profesionalizmi.

Top Channel