Elbasan, digjet teatri i Skampas

04/08/2011 20:10

Digjet teatri Skampa i Elbasanit. Zjarri ka nisur në një hotel ngjitur dhe është përhapur në një perimetër të jashtëzakonshëm duke shkaktuar pjesën e brendshme të godinës.

Për të vënë nën kontroll flakët kanë mbërritur zjarrfikës nga Librazhdi e Peqini. Dyshohet që zjarri të ketë qenë aksidental.

Kryetari i bashkisë ka akuzuar zjarrfikësit për paaftësi në reagim.

“Kemi një mungesë totale të organizimit, profesionalizmit dhe gatishmërisë së zjarrfikësve të Elbasanit. Organet kompetente do të gjejnë shkaqet e zjarrit, por ne këtë skenë duhet ta kishim shpëtuar”, ka deklaruar kryebashkiaku.

Edhe prefekti ka dhënë të njëjtin mesazh. “Në momentin që ra zjarri në teatër, 10 minuta më parë kishte rënë një zjarr përkrah dhe zjarrfikësit po punonin atje. Kur ata erdhën tek teatri, zjarri kishte marrë përmasa të mëdha. Kishte një dobësi tek veprimi i zjarrfikësve dhe profesionalizmi i tyre”, ka thënë ai.

Shërbimet policore po hetojnë për shkaqet e zjarrit, dëmet e të cilit janë të pallogaritshme. Tatri Skampa njihet si më i miri për akustikën në Shqipëri.

Top Channel