Libi, vriten 3 gazetarë të televizionit shtetëror

30/07/2011 19:15

Tre gazetarë të televizionit libian janë vrarë si pasojë e bombardimeve të avionëve të NATO-s ndaj 3 transmetuesve satelitorë me qëllim “heshtjen e kolonelit Muammar Gaddafi”.

“3 kolegë tanët kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur”, tha Khaled Basilia, drejtori i redaksisë.

“Këto janë akte terroriste dhe një dhunim i qartë i rezolutës së Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA