Ryan Reynolds nuk është gati për lidhje tjetër

29/07/2011 20:20

Ryan Reynolds është ndarë nga Scarlett Johansson në dhjetorin e kaluar dhe kohët e fundit është finalizuar divorci.

Edhe pse ka disa muaj që aktorët nuk janë bashkë, Reynolds pranon që i vjen keq për mënyrën se si përfundoi lidhja.

“Në këtë moment po mundohem të kaloj atë që ndodhi dhe po i marr gjërat ngadalë, por së shpejti do të jem gati për një lidhje tjetër”, shprehet Reynolds.

Ka disa javë që qarkullojnë zëra se protagonisti i ‘Buried’ po del me shumë femra, mes të cilave edhe Charlize Theron, por Reynolds përgënjeshtron gjithçka.

“Nuk është e mundur që një burrë të dalë me kaq shumë femra në kaq pak kohë siç kam lexuar”, thekson Reynolds.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA