Pedagoget e jashtëm në universitetet publike, të cilët janë edhe
nënpunes të administrates shtetërore, këtë vit të ri akademik do të
lejohen të japin vetëm katër orë mësim në javë.
Sipas vendimit te fundit te Keshillit te Ministrave, keta punonjes duhet te nenshkruajne me pare kontraten me shefin e tyre dhe nuk mund te japin me shume se kater ore ne jave mesim, nga gjashte qe ishte me pare.
Ne kete vendim theksohet se oret e mesimit ne universitetet, te cilat do te zhvillohen gjate orarit zyrtar te punes, nenpunesit duhet t’i zevendesojne gjate javes, ne detyren qe ata kane ne administrate.
Sipas keshilltarit te kryeministrit Bardh Musai, kjo mase eshte nderrmarre per te mos abuzuar me orarin e punes ne administrate. Ne universitetin e Tiranes, numri i pedagogeve te jashtem qe punojne edhe ne administrate eshte i ulet, me i larte eshte ne universitetet publike ne rrethe. Universitetet publike i paguajne pedagoget e jashtem, por edhe te brendshem me te ardhurat dytesore qe marrin nga studentet.
Top Channel