Ndotje e madhe në lumin Ishëm

20/07/2011 10:00

Një nga lumenjtë më të ndotur në vendin tonë është edhe lumi Ishëm. Ky
lumë përshkon zonën nga Mali i Dajtit e derdhet në detin Adriatik

Ndërsa një pjesë e këtij lumi është pastruar, kjo vetëm në segmentin që kalon në qytetin Tiranës, sapo kalon këtë qytet duke nisur nga Vora e deri në grykëderdhjen në det, ai krejtësishtë i ndotur.

Ujërat e zeza që hidhen në të, por edhe mbetjet kimike, kanë zhdukur florën dhe faunën e këtij lumi, dikur nga më të pasurit.

Ndërsa sot ky lumë përveç se përmbyt mbi gjashtë fshatra në zonëne Vorës, Fushë  Krujës dhe  Fushë Kuqes, ai është kthyer në një problem për banorët për shkak të ndotjes.

Era e rëndë dhe kimikatet që ka lumi, ka bërë që ky ujë të mos përforet as për vaditjet e tokave.Pompat e vaditjestashmë kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa deri tani askush nga ana e inspektoratit të Mjedisit apo Drejtorisë së Higjienës nuk kanë ndërhyrë për ndalimin e kësaj masakre ndotëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA