Berat, zjarr pranë qytetit

20/07/2011 17:00

Një zjarr ka rënë në masivin me pisha në kodren shume pranë lagjes
muzeale “Goricë” në qytetin e Beratit. Zjarri ka filluar të shfaqet
fillimisht në zonën me ullinj në një prej lagjeve të banuara të komunës
së Velabishtit në këtë rreth.

Era ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit, i cili ka marë përmasa të medha në pak minuta për shkak të temperaturave. Kanë qënë banorët e fshatit Velabisht, të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikëses, punonjësit e të cilit janë nisur menjëherë në vendgjarje.

Zjarri eshte vene nen kontroll megjithëse era ka përhapur zjarrin në zonën shumë pranë banesave të lagjes muzeale “Goricë”.

Top Channel