Autoritetet rumune kanë garantuar publikun për sigurinë pas grabitjes së më shumë se 60 kokave të raketave nga një tren.

Kokat e raketave u morën nga një vagon që po transportonte pajisje ushtarake për në Bullgarinë fqinje ditën e diel.

Autoritetet kanë deklaruar se objektet e vjedhura nuk mund të shpërthehen pasi nuk përmbanin eksploziv. Hetuesit thonë se raketat mund të jenë vjedhur për vlerën metalike të tyre.

Ndërsa mediat rumune kanë saktësuar se kur vagoni i trenit ndaloi në Giurgiu, në jug të vendit, dyert e tij u hapën me forcë dhe u vodhën katër kuti që përmbanin nga 16 koka raketash secila.

Autoritetet po hetojnë për të zbuluar se si grabitja mund të ketë ndodhur kur ngarkesa ruhej nga policia ushtarake.

Ndërkohë, Ministria bullgare e Ekonomisë ka deklaruar se kokat i përkasin raketave të tipit “Grad”, që mund të qëllohen nga shumë lloje raketa-hedhësish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA