Berisha: Rama përgjegjës për bllokimin e reformave

18/07/2011 15:25

Përpara mbylljes së këtij sesioni parlamentar, kryeministri Sali Berisha
i bëri një bilanc pozitiv punës së deputetëve të koalicionit qeveritar,
jo vetëm gjatë këtyre muajve, por në përgjithesi të dy viteve të para
të mandatit të dyte qeverisës. (UPDATE)

Por megjithëse u ndal gjatë tek reformat e qeverise te miratuara ne parlament, kryeministri Berisha nuk shmangu komentet per mungesen e konsensusit me opoziten, cka coi ne bllokimin e disa ligjeve me shumice te cilesuar, perfshire reformen zgjedhore dhe ngritjen e Gjykates Administrative. Ne analizen e kryeministrit opozita ka pergjegjesi direkte per kete bllokim, megjithe ofertat e njepasnjeshme te qeverise per bashkepunim.

“Pra disa nga reformat ngecen per shkak te vendimit te zotit Rama per te perdorur pushtetin qe sovrani i ka dhene me voten e lire per te bllokuar dhe jo per te votuar”, tha Berisha.
 
Nje nga ofertat me te fundit qe permendi kryeministrit Berisha per opoziten ishte letra qe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i coi homologut socialist Gramoz Ruci per te nisur brenda ketij sesioni punen per reformen zgjedhore. Kjo leter nuk ka nje pergjigje zyrtare nga Partia Socialiste, por kryeministri Berisha, duke iu referuar deklarates se Edi Rames ne emisionin ‘Top Story’, ishte ne gjendje te kuptonte refuzimin per bashkepunimin e opozites me qeverine, edhe pse, sipas tij kjo nuk eshte rruga e duhur.

“Pergjigjia ishte se kemi te bejme me nje qeveri fashiste orientale dhe ky ishte termi i fundit nga fjalori qe ka merzitur aq shume veshet e shqiptareve dhe qe shqiptaret diten te qendrojne ndaj tij ne zgjehdjet e 8 majit. Por prape ne qendrojme te hapur. Ne besojme se cdo force politike ka te drejte te zgjedhe qendrimin e vet. Zoti Rama beson se bojkoti ishte nje strategji e suksesshme. Por, po te lexoje mesazhin e  shqiptareve dhe uroj ta lexoje, mund te nxjerre nje konkluzion tjeter. E verteta eshte se nese 8 maji u cilesua prej tij si referendum kunder qeverise, ai konkludoi ne te kunderten, ne mbeshtetje plebishitare per qeverine”, tha Berisha.

Top Channel