Vlorë, trafiku, makthi i pushimeve

16/07/2011 13:50

Sezoni turistik ne kete fundjave me temperatura te larta ka disafishuar qarkullimin e automjeteve ne qytetin e Vlores.

Per shkak te fluksit te madh te automjeteve trafiku ka qene i paevitueshem, kjo edhe per shkak te ngushtesise se akseve egzistuese dhe problemeve te tjera te infrastruktures rrugore. Shumica e rrugeve edhe kete te shtune jane bllokuar, ose makinat kane mundur te qarkullojne me veshtiresi.

Aksi Skele – Uji i Ftohte tek tuneli ka qene me problematiku, ku bllokimi ka zgjatur me ore te tera. Policia ka marre masa per te lehtesuar trafikun por kjo nuk ka mundur te evitoje gjithsesi radhet e gjata te makinave.Oraret e paradites , ato te drekes e deri ne oret e vona te mbremjes dhurojne nje trafik te renduar e te tejzgjatur ne Vlore dhe perreth saj, i cili pritet te perkeqesohet sidomos ne muajin gusht kur numri i pushuesve arrin nivelet maksimale.

Top Channel