“Demokraci” në spitale

08/07/2011 15:55

Rektori i universitetit të Tiranës ka shtyrë procedurat e zgjedhjes së
shefave të pavioneve, pasi për 35 pavione u paraqitën 35 kandidatura,
duke mos patur asnjë mundësi zgjedhjeje.

“Ka një pjese të madhe shërbimesh dhe ky është një problem që kanë nga një kandidat të vetëm. Kjo nuk do të thotë që automatikisht do të përcillet dhe miratohet në të ardhmen. Gjatë kohës ne do të shohim edhe formatimin aktual të shërbimeve. Mund të lindë nevoja për të riorgnizuar shërbime të vecanta dhe për të bërë një ristrukturim të shërbimeve të caktuara, në varësi të situatës”, tha rektori i universitetit te Tiranes, Dhori Kule.

Rektori tha se ministri i Arsimit ka tejkaluar te gjitha hapesirat ligjore, per kerkesen e rektoratit per shkarkimin e dekanit te Fakultetit te Mjekesisë. Kule thekson se ne kerkesen per shkarkim jane evidentuar te gjitha shkeljet ligjore te dekanit, qe lidhen jo vetem me ceshtjen e specializimeve.

Ministri i Arsimit ka propozuar shtimin e kuotave te specializimeve ne mjekesi, ne disa sherbime.

Top Channel