Regjistrimi, protestë në stadiumin e Vlorës

07/07/2011 17:00

Aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë protestuar në stadiumin e Vlorës, ku po zhvillohet ndeshja mes Flamurtarit dhe Bucnostin, kundër ligjit për regjistrimin mbi baza fetare dhe etnike.

Aktivistët kanë ngritur parulla kundër këtij ligji dhe kanë hedhur akuza ndaj ministrit të Inovacionit, Genc Pollo.

Protesta vjen vetëm pak orë pas miratimit të ligjit nga Parlamenti, me 71 vota pro dhe dy abstenim. Në stadium ka ndërhyrë policia për të hequr parullat e aktivistëve.

Top Channel