Kuvendi miratoi me 73 votat e mazhorancës ndryshimet në buxhetin e
shtetit për vitin 2011, dhe si rrallë herë pa votën e kryeministrit, i
cili nuk ishte i pranishëm në votim.
Ndryshimet në buxhet shkurtojnë me 18.3 miliardë lekë shpenzimet e përgjithshme të qeverisë, nga ku 120 miliardë do u hiqen investimeve publike ndërsa pjesa tjetër shkurtohet nga shpenzimet operative, fondet e pushtetit vendor dhe disa zera te mbrojtjes sociale, si kompensimi per energjine apo fondi per rritjen e pagave dhe pensioneve.
Shkurtimet ne buxhet ishin pasojë e rënies së të ardhurave më pak se plani i qeverisë në fillim vitit, cka e detyroi qeverinë të ulë shpenzimet për të mbajtur deficitin në masën 3.5 për qind e prodhimit kombetar.
Top Channel