
Ndërsa ende pritet qeveria e re, BDI ka zyrtarizuar se ka marrë postin e nënkryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, në të cilin ka zgjedhur të përfaqësohet me një femër.
“Është nder për ne të dalim para jush me këtë propozim, për prurje të reja cilësore dhe gjinore”, ka deklaruar deputeti i BDI, Xhevat Ademi.
Por edhe kjo nuk ka kaluar pa polemika. Për PDSH, ka paqartësi sepse BDI hyri në koalicion me pretendimin për të marrë postin e kryetarit dhe shqiptarët kanë më shumë probleme se sa gjinia me të cilën përfaqësohen.
“Jemi të habitur nga synimet e BDI-së, në fillim për postin e kryetarit dhe tani me atë të nënkryetarit. Shqiptarët kanë probleme më serioze, politike dhe të të drejtave elementare, sesa barazia gjinore, pa ulur rëndësinë e saj”, ka replikuar deputeti Imer Aliu.
Top Channel