Autoritetet maqedonase duhet të ndërpresin tentimet për të ngulfatur lirinë e shprehjes.
Me këtë apel organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International i është drejtuar qeverisë së Shkupit, pas mbylljes së tri gazetave ditore javën e kaluar.
Në një deklaratë të shkruar, drejtuesja e Amnesty International për Evropën dhe Azinë, Nikolla Dakvord, nënvizon se mbyllja e tri gazetave ditore është e motivuar politikisht.
Ajo pret që qeveria e re e Gruevskit të vazhdojë me tentimet për izolimin dhe heshtjen e mediave që kanë qasje kritike ndaj pushtetit.
Nikolla Dakvort shpreh shqetësimin e saj edhe për mundësine e mbylljes së televizionit të parë privat A1.
Këtij reagimi të Amensty International i ka paraprirë një reagim i ashpër i OSBE-së. Nga kjo organizatë bëjnë thirrje që vendi të zbatojë parimet e drejtësisë në zgjidhjen e këtyre rasteve.
“Mbyllja e gazetave “Vreme”, “Shpic” dhe “Koha e Re” përbën një zhvillim shumë shqetësues, që praktikisht brenda natës e eliminon pluralizmin dhe qasjet opozitare të shtypit”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Tri gazetat ditore që u mbyllen javën e kaluar dhe televizioni A1 që është pranë mbylljes, janë në pronësi të Velija Ramovski, i cili është arrestuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet për evazion fiscal.
Top Channel