Kosova, gjobat e zgjedhjeve, të pashlyera
06/07/2011 01:00
Megjithëse zgjedhjet në Kosovë kanë kohë që kanë përfunduar pjesa më e madhe e subjekteve politike nuk kanë shlyer detyrimet e tyre financiare.
Sipas bilancit të gjobave të kryera nga Paneli Zgjedhor për Ankesa në Prishtinë, partitë më të mëdha politike janë edhe shkelësit më të mëdhenj të ligjit.
Lista partive “borxhlie” kryesohet nga PDK me 148 mijë euro, LDK me 88 mijë euro, AAK 77 mijë euro, AKR me rreth 39 mijë euro.
Nga partitë parlamentare vetëm lëvizja Vetëvendosje, një parti turke dhe një e komunitetit serb, kanë shlyer detyrimet e tyre ligjore.
Top Channel