Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se barazia gjinore përbën një synim afatgjatë të aspiratave demokratike të shtetit të Kosovës.

Këtë deklaratë Jahjaga e ka bërë gjatë një konference mbi zbatimin e ligjit për barazinë gjinore në shtetin e ri.

“Demokracia nënkupton pjesëmarrjen e plotë të të gjithë qytetarëve të një vendi dhe pjesëmarrjen e barabartë të meshkujve dhe femrave në të gjitha proceset politike, ekonomike dhe sociale”, ka pohuar Jahjaga.

Presidentja ka vlerësuar se në këtë drejtim Kosova është në rrugën e duhur, pasi në qeverinë e saj janë dy zëvendëskryeministre dhe dy ministre, një prej të cilave drejton edhe delegacionin në bisedimet me Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA