Zgjedhjet, Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, numri më i lartë nga ‘Vetëvendosja’
Bankat më të mëdha të Eurozonës pritet të takohen sërish në Paris sot, në një përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet me autoritetet politike të kontinentit mbi mënyrat dhe përmasat e pjesëmarrjes së sektorit privat në një plan shpëtimi për Greqinë.
Sipas planit aktual, bankat do të pranojnë të riinvestojnë gjysmën e bondeve greke që posedojnë aktualisht në bonde 30- vjeçare. Këto bonde pritet që të maturohen gjatë tre viteve të ardhshme bën të ditur gazeta ‘Shqip’.
Nën direktivën e Presidentit francez, Nicolas Sarkozy, bankat e kontinentit kanë pranuar të marrin përsipër një pjesë të kostos së shpëtimit të Greqisë nga falimenti.
Sipas planit aktual, bankat do të pranojnë të riinvestojnë paratë e veta përkundrejt një interesi maksimal prej 8 për qind, interes ky shumë më i ulët nga sa kërkohet nga investitorët e tjerë.
Analistët po bëjnë aktualisht llogaritë se çfarë mund të ndodhë nëse Greqia shpallet e falimentuar.
Komplikimet për ekonominë botërore pritet të jenë të shumta. Bankat dhe kompanitë e sigurimit në Europë dhe Amerikë, që kanë lëshuar “garanci kundrejt falimentit” rrezikojnë të falimentojnë bashkë me Greqinë.
Top Channel