Ura e vjeter mbi lumin Mat ndertuar ne vitin 1930 eshte demtuar shume
vitet e fundit. Ura 80-vjecare i ka mbijetuar kohe por jo njerezve qe
vitet e fundit kane nisur te shkaterrojne parmaket e saj per t’i marre
hekurin, ndersa kembet e ures po zbulohen nga personat qe marrin inertet
e lumit per ndertime.
Ura eshte shpallur monument kulture per specifikat e saj dhe kohen kur eshte ndertuar. Ajo i eshte nenshtruar edhe nje restaurimi 10 vjet me pare por persona te paidentifikuar kane shkulur, pllakat, kane demtuar parmaket dhe kane shkulur hekurat qe perdoren per ti shitur per skrap.
Ura ishte funksionale deri disa kohe me pare por pas ndertimit te rruges se re dhe urave te reja, ajo eshte mbyllur per automjetet.
Top Channel