Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper
do t’u dërgojë sot palëve të interesuara të gjitha detajet mbi tre
marrëveshjet e arritura të shtunën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave detajet do të jenë të shkruara në një dokument të quajtur “konkluzionet e kryesuesit”.

Sipas burimeve, me të marrë dokumentin në fjalë, Prishtina dhe Beogradi do të marrin gjithashtu përsipër përgjegjësitë për implementimin e tyre.

Ndërkohë, kryeministri kosovar Hashim Thaci pritet të kthehet sot nga Brukseli, ku dje zhvilloi një takim me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA