Gjykata e qarkut në Prishtinë, me një trupë të përbërë nga gjyqtarë
vendas dhe ndërkombëtarë, dënoi dy eksponentë të krimit të organizuar
kosovar, të akuzuar për trafik droge.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjykata shpalli fajtor shtetasit Xhemë Thaci deh Abdyl Kukaj, përkatësisht me nga 15 dhe 8 vjet burg.
Sipas burimeve, Thaci dhe Kukaj akuzohen se në vitin 2009 kanë organizuar një trafik droge, 110 kg të tipit kanabis, nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas për në vendet e BE-së.
Gjatë kontrollit të banesës së Kukajt, policia kosovare gjeti dhe konfiskoi 13 mijë euro para të thata.
Ndërkohë, për mungesë provash është lënë i lirë Gëzim Iseberi, edhe ky i dyshuar për pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal.
Top Channel