Jahjaga: Miqësia me SHBA, e palëkundur
05/07/2011 10:55
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga, në mesazhin e urimit dërguar presidentit amerikan Barack Obama me rastin e festës së 4 Korrikut, shprehet se miqësia mes dy vendeve do të konsolidohet.
Në mesazhin e saj, presidentja ka shprehur edhe vlerësimet më të mëdha për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, të cilën e ka cilësuar si një ditë të rëndësishme për të gjithë botën.
“4 Korriku është një datë e rëndësishme jo vetëm për vendin tuaj, por edhe për tërë botën. Ajo është sinonim i vlerave të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”, ka shtuar Jahjaga.
Top Channel