Ish-luftëtarët e UCK, në ditën e 44 të grevës
05/07/2011 15:00
Ish-luftëtarët e UCK-së kanë hyrë në ditën e 44 të grevës së tyre, që ka si synim miratimin dhe zbatimin e ligjit të vlerave të luftës.
Në një intervistë për “RTK”, përfaqësuesi i veteranëve, Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Thaci grevistët kanë deklaruar se mund të presin zbatimin e ligjit për shkak të krizës buxhetore, por nga ana tjetër, ai duhet të miratohet sa më parë në Kuvend.
Ndërkohë, 100 grevistët shprehen të vendosur për vazhdimin e nismës së tyre, pavarësisht problemeve shëndetësore që kanë hasur.
Top Channel