Lushnjë, bashkia nis punën

01/07/2011 12:00

Eshte konstituuar Këshilli Bashkiak i qytetit të Lushnjës dhe
kryebashkiaku i ri Fatos Tushe ka marre detyren pas fitores në 8 maj, 35
anëtarët e rinj të Keshillit Bashkiak jane mbledhur për të zgjedhur
drejtuesit e tyre.

Mbledhja qe zgjati tete ore nisi me vonese per shkak se nje prej anetareve te keshillit, keshilltare e PDIU eshte vetem 18 vjec dhe dje kishte provimet e matures shteterore. Me ardhjen e saj nisi procesi votimit per zgjedhjen e drejtuesve te keshillit.Edhe pse te majtet kane 18 vende ne keshill dhe te djathtet kane 17 vende ne votimin e pare per kreun e keshillit nje vote ka qene e pavlefshme dhe kandidatet kane marre nga 17 vota secili.

Ne votimin e dyte kandidati socialist Asllan Haxhiu ka fituar te drejten per te drejtuar keshillin bashkiak te qytetit. u zgjiodhen edhe perfaqesuesit e ketij keshilli ne keshillin e qarkut ku nga kater te zgjedhur, tre i perkasin socialisteve dhe nje demokrateve. Ne prani edhe te perfaqesuesve te prefektues se Fierit, kryebashkiaku i ri Fatos Tushe beri betimin dhe mori detyren e re.

Top Channel