Hugh Jackman mund të bëhej gazetar

01/07/2011 16:05

Hugh Jackman sot mund të ishte gazetar nëse në universitet nuk do të ishte i detyruar të zgjidhte midis këtij profesioni dhe aktrimit.

“Kisha frikë të bëhesha aktor sepse vëllai im më thonte se aktorët janë homoseksualë. Unë isha vetëm 10 vjeç dhe më dukej e tmerrshme ideja që njerëzit do të mendonin këtë gjë për mua”, shprehet protagonisti i ‘X-Men’.

Gjithçka ndryshoi kur vëllai e pa për herë të parë duke interpretuar.

“Më tha që duhet të vazhdoja në këtë rrugë sepse isha shumë i mirë si aktor. Kjo ndodhi kur isha duke studiuar gazetari në universitet. Erdhi një moment që duhej të zgjidhja”, shton Jackman.

Duke parë rezultatet, duket se Hugh Jackman ka bërë zgjedhjen e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA