Një vit më parë kryeministri premtoi publikisht, se deri në vitin 2013,
borxhi do të ulej në 54 % te GDP, shifër e korigjuar më pas në 57.8
përqind.
Në 3 nëntor të vitit të kaluar qeveria miratoi kuadrin makro-ekonomik fiskal. Ne nje dokument zyrtar te miratuar me vendimin 1074 te Keshillit te Ministrave, qeveria ka votuar per uljen e borxhit ne 54 per qind te Produktit Kombetar ne vitin 2013. Dokumenti ju dërgua edhe Komisionit Europian gjatë raportimit të përvitshëm. Por vetem tre muaj me vone, qeveria e rishikoi serish kuadrin duke ndryshuar programin e uljes se borxhit nga 54 per qind ne 57.8 per qind deri ne fund te 2013.
Qeveria nuk e mbajti fjalën se do të ulte borxhin jo vetëm para FMN-së apo Bankës Botërore, por edhe para investitorëve ndërkombëtar. Fondi Monetar parlajmëroi se kjo mund të ketë kosto të tjera shtesë kur qeveria të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh ashtu si një vit më parë. Interesat që buxheti paguan për kreditë e qeverisë janë rritur fort vitet e fundit, cka e detyron qeverinë të cënojë të tjera zëra shpenzimesh.
Niveli prej 59.4 për qind ku qeveria e ka stabilizuar borxhin konsiderohet i rrezikshëm për Shqipërinë, njëzëri nga FMN Banka Boterore dhe Banka e Shqiperise dhe kërcënon stabilitetin financiar të vendit, por madje edhe mund të mbys rritjen ekonomike. Në finale sigurisht që qeveria do donte që të mund ta ulte borxhin, pasi kjo jo vetëm që do i jepte pikë në publik, por do i mundësonte të rriste më shumë pagat, pensionet apo investimet. Por kjo nuk po ndodh. Borxhi nuk po vihet më nën kontroll ashtu sic ka qenë tre apo katër vjet më parë, kur ulej në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo ka dy arsye ose qeveria po e ka të vështirë ose po i mungon vullneti.
Top Channel