Afganistan, mision i ri ushtarak shqiptar

29/06/2011 23:50

Shqipëria do të ridimensionojë rolin e saj në Afganistan, kur në korrik, së bashku me njësinë Komando, që është atje me mision luftimi, do të dërgojë në Afganistan një njësi të re.

Kjo njësi e përbërë prej 32 ushtarakësh, 20 prej të cilëve janë shqiptarë dhe pjesa tjetër ushtarakë amerikanë ka për mision trajnimin e ushtrisë afgane, në mënyrë që ajo të bëhet e aftë për të marrë vete në dorë sigurimin e vendit.

“Kjo pjesëmarrje  është një dëshmi tjetër e vendosmërisë së qeverisë shqiptare për t’ju përgjigjur kërkesave të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për të qëndruar në çdo rast, aty ku ushtria amerikane dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut do të jenë për paqen dhe stabilitetin. Ju shkoni në këtë mision duke patur në komandën dhe në gjirin tuaj, oficerë dhe nënoficerë të ushtrisë amerikane, dëshmi kjo e një besimi të madh të ushtrisë amerikane ndaj ushtarakëve shqiptarë dhe ushtrisë shqiptare. Edhe njëherë ju uroj suksese, rrugë të mbarë dhe faqe të bardhë!”, tha kryeministri Berisha.

Njësia e përbashkët shqiptaro-amerikane që do të trajnojë ushtrinë afgane është stërvitur në Shqipëri, në bazën amerikane në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara, duke marrë vlerësime maksimale për profesionalizmin dhe përgatitjen sipas standarteve më të larta të NATO-s.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA