
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka bërë thirrje për më shumë ndihma të huaja për të luftuar kartelet e drogës në Amerikën Qendrore.
Zonja Clinton tha në një konferencë mbi sigurinë në Guatemalë, se Shtetet e Bashkuara do ta rrisin ndihmën e tyre me mbi 10 për qind, duke e cuar afërsisht në 300 milionë dollarë.
Analistët thonë se shifra është ende e vogël, duke pasur parasysh se mbi dy të tretat e kokainës që dërgohen nga Amerika e Jugut drejt SHBA kalojnë përmes Amerikës Qendrore.
Në total, vendet pjesëmarrëse ranë dakord për investimin e 1.8 miliard dollarëve për mbështetjen e sigurisë në rajon.
Banka Botërore do të sigurojë 1 miliard në vitet e ardhshme, ka bërë të ditur Pamela Cox, nëndrejtorja e degës së bankës për Amerikën Latine.
Top Channel