Durrës, vijon hetimi për vdekjen e 29-vjecares

17/06/2011 12:35

Një histori dhune a prostitucioni nuk është vetëm një histori
skllavërimi dhe humbje dinjiteti, por ajo mund të të marrë dhe jetën.

Prokuroria e Durresit qe po drejton hetimet mbi rastin e 29-vjecares Rolanda Kaja eshte ne pritje te tabulateve telefonike nga njera prej kompanive celulare abonente e se ciles ishte viktima dhe te pergjigjes zyrtare te autopsise mjeko-ligjore qe do te percaktoje shkakun e vdekjes.

Rolanda Kaja, e divorcuar u gjet pa jete ne ane te nje rruge, pak dite pasi kishte lajmeruar shoqet e saj per mundesine e nje ngjarje tragjike.  Nderkohe emri i Kajes do t’i shtohet listes se grave te vrara e te zhdukura nder vite, viktima te dhunes, mentalitetit dhe kushteve psiko-sociale dhe ekonomike.

Shume prej viktimave te dhunes, trafikimit a prostitucionit mbeten ne meshiren e fatit. Rolanda nuk ishte drejtuar ne asnje prej qendrave per gruan dhe dhunen qe funksionojne ne Durres. Ne komunikaten ditore te policise se Durresit pothuajse ccdo dite raportohen raste te dhunes ndaj grave, ndersa numri i divorceve ne gjykate rritet nga viti ne vit. Ne perballje me pamundesine per te perballuar jeten pa pune, larg mbeshtetjes se ish-bashkeshorteve dhe familjes se origjines nuk jane te pakta grate qe perfundojne ne boten e rruges duke u kthyer ne jo pak raste ne viktima.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta